POLITIKE

Çerdhet private në kryeqytet protestojnë para Komunës, kërkojnë rihapjen

Asociacioni i institucioneve parashkollore private nuk po pajtohet me vendimin e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti për mos hapje të çerdheve private.

Gëzime Rexhepi-Çollaku nga ky asociacion akuzoi kryetarin Shpend Ahmeti për moskoordinim dhe mosbashkëpunim.

“Ne jemi sot këtu për t’u arsyetuar para të gjithë prindërve që i kanë përgatitur fëmijët e tyre që nesër t’i sjellin në kopsht. Nuk di se çfarë arsyetimi dhe si fëmijët do ta kuptojnë këtë arsyetim. Nuk jemi që ta dëmtojmë shëndetin e fëmijëve, mirëpo asnjë ekip nuk është formuar që të dalin në kopshtet e caktuara që të shohin se si zhvillohet dhe si zbatohen masat nga institucionet parashkollore private, kur dihet se të gjitha masat janë ndërmarr dhe janë zbatuar. Në këtë kohë vijueshmëria e fëmijëve ka qenë minimale dhe janë zbatuar në përpikëri duke u bazuar në manualet e IKSPHP-së”, tha ai.

“Pse kjo ndalesë selektive. A ndoshta pse shumica diku 90 për qind të gjitha institucionet parashkollore private janë në pronësi të grave dhe nuk jemi të zëshme, sepse ata janë të fortë dhe asnjëherë nuk marrin një model qoftë edhe në vendet fqinjë. Por ky është fillimi dhe nuk do të ndalemi me kaq”, tha ajo për kosovapress.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se janë duke hartuar një protokoll që do të konkretizonte deri në detaje menaxhimin e situatës me çerdhe, pas rihapjes.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

21 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago