Vijojnë në ditën e tyre të tretë aktivitetet para varrimit të Qaseem Suleimanit, gjeneralit iranian që u ekzekutua nga një dron amerikan pak ditë më parë në Bagdat.
Sëfundmi, trupi i tij është dërguar në Teheran ku edhe drejtues të lartë të shtetit kanë kryer homazhet e tyre.
Gjatë kësaj ceremonie, në fokusin e mediave nuk kishte se si të mos ishte një ushtarak i lartë i Iranit, i quajtur Ismail Kaani, raporton abcnews.al.
Ky i fundit ka qenë zv.komandati i Forcave Kuds të Iranit, ndërsa pas eliminimit të Suleimanit është emëruar si komandant i tyre.