Është konfiskuar sot vetura e Bekim Reçicës, vëllau i ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica, i cili ishte shkarkuar nga kjo pozitë.
Konfiskimi i veturës luksoze është bërë nga Policia e Kosovës pas urdhrit të cilin e ka lëshuar Prokuroria Speciale.
IndeksOnline ka siguruar foto të veturës së konfiskuar e cila tani ndodhet në parkingun në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ku janë të parkuara veturat e konfiskuara nga organet e rendit dhe të drejtësisë.
Vetura lukzose e tipit “Audi RS 7”, po dyshohet nga policia se është përfituar në mënyrë të kundërligjshme.
Ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica, është parë disa herë teksa e voziste edhe vet këtë veturë.
Dje policia kishte shkruar në fshatin Vranidoll të Prishtinës për të konfiskuar veturën, mirëpo ajo nuk u mor me merimangë pasi që gjendej brenda një garazhe, çelësin e së cilës pronari Bekim Reçica thotë mos ta ketë pasur në ato momente.
IndeksOnline ka raportuar në një seri shkrimesh në lidhje me rastin e Betim Reçicës dhe dyshimet mbi falsifikimin e dokumenteve nga ana e tij, për të cilat ai edhe ishte intervistuar nga Policia.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…