KRYESORE

Çështja Beleri- Media greke: Athina kundër marrëveshjes për mbrojtjen mes Shqipërisë dhe BE-së

Raportet jo fort të mira mes Shqipërisë dhe Greqisë vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes në mediat greke.

Gazeta më e madhe greke “Kathimerini” shkruan sot (18 janar) se Greqia ka kundërshtuar lidhjen e Marrëveshjes në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.

Sipas gazetës, në vazhdën e këtyre zhvillimeve të fundit qëndronte çështja e arrestimit të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerit.

Sipas të njëjtit burim, pak ditë më parë u mbajt në Bruksel një takim në nivel teknik, qëllimi kryesor i të cilit ishte lidhja e një sërë marrëveshjesh të mbrojtjes dhe sigurisë me vendet brenda dhe jashtë Evropës, përkatësisht Kanadanë, Japoninë, Ganën, Moldavinë, Norvegjinë dhe Korenë e Jugut.

Sipas Ekathimerini, Greqia kundërshtoi në këtë takim lidhjen e marrëveshjeve me Shqipërinë duke propozuar Maqedoninë e Veriut si vendin më të përshtatshëm për të lidhur një marrëveshje të mbrojtjes dhe sigurisë me BE-në.

Që sipas saj, që kjo marrëveshje të lidhet , duke këmbëngulur se duke qenë një vend që dëshiron të anëtarësohet në BE, duhet të respektojë shtetin ligjor si element bazë.

“Në këtë sfond, pala greke propozoi Maqedoninë e Veriut si vendin më të përshtatshëm për të lidhur një marrëveshje të mbrojtjes dhe sigurisë me BE-në, pasi ajo ka treguar një performancë më të mirë në fushën e sundimit të ligjit, por dhe standartizim të forcave të armatosura me ata perëndimore. Përmes pjesëmarrjes së saj në NATO, Maqedonia ka ecur me një ritëm jashtëzakonisht të shpejtë”, shkruan media greke.

Propozimi grek nuk u pranua, por as çështja e Shqipërisë nuk u avancua, megjithë mbështetjen shumë të fortë të italianëve, të cilët janë edhe partneri më i afërt i Tiranës në BE, që është rregullisht burim përplasjesh mes Romës dhe Athinës, shkruan Ekathimerini.

Shkak për kundërshtinë në BE nga pala greke është bërë çështja Beleri.

“Pas dështimit të konsiderueshëm të kryeministrit shqiptar Edi Rama për të zgjidhur çështjen, autoritetet greke janë duke pritur për të parë deri më 25 janar, kur pritet të rifillojë gjyqi i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Beleri. Megjithatë, në prapaskenë, kontaktet vazhdojnë, gjithmonë me kusht që Beleri të betohet në detyrë”, shkruan Ekathimerini.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

1 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

2 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

3 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

7 orë ago