Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar përsëri lidhur me përplasjet në Komisionin e Medias, mes saj, Gazment Bardhit e Flamur Nokës. Përmes një postimi në Facebook, Açka thotë se nuk mund të pranojë gjykimin politik nga ata që u mbajnë diplomat era barut Gërdeci.
Açka shton se deputetët e grupit të “Rithemelimit” duhet të përballen vetë me kryedemokratin Lulzim Basha, nëse kanë pengje personale me të.
‘Unë mund të pranoj gjykim politik prej kujtdo, por jo prej çyrëve që iu mbajnë diplomat era barut Gërdeci. Unë kam zot vetëm Zotin. Dhe Ai më shtyn të them e të bëj atë që ndiej e besoj se është e drejta. Kjo është e panegociueshme. Nëse keni pengje personale me Lulzim Bashën, përballuni me të vetë, ndershmërisht”, shkruan Açka.
Kujtojmë se një ditë më parë deputeti Flamur Noka shkuli mikrofonin e Açkës, dhe pengoi punimet në komisionin parlamentar.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…