Nëse njerëzit do të pushojnë së ekzistuari, nga Japonia në Kaliforni do të ishin 3.5 milion ton mbeturina. Kjo do të thotë se edhe më shumë mbeturina plastike do të endeshin nëpër rrugë, pyje dhe oqeane.
Nuk do të ishte për t’u habitur nëse do të zgjoheshim 1.000 vjet më vonë dhe do të kishte akoma gota plastike McDonald’s. Por nuk janë të gjitha lajme të këqija pasi mungesa e njerëzve do t’i bënte shumë të mirë planetit dhe të gjitha tipareve të tij.
Bright Side ka menduar për 8 hipoteza surreale që do të bëheshin reale nëse do të flinim për 1000 vjet.
1-Pyjet do të ishin rritur përsëri kudo në Tokë.
Një pyll i dëmtuar ka nevojë përmë shumë se 4 mijë vjet që të rigjenerohet plotësisht.
2-Ndërtesat do të shembeshin
Shumica e çative të shtëpive janë ndërtuar për të rezistuar deri në 30 vjet. Në momentin që çatia fillon të rrjedhë, është vetëm çështje kohe para se uji ta kalbë dhe të nisë dëmtimi i mureve.
3-Planeti do të ishte në errësirë, pa drita
Ditën e parë pasi njerëzit do të shkonin për të fjetur, shumica e termocentraleve do të mbylleshin, duke rezultuar në ndërprerje në të gjithë botën. Vetëm Times Square dhe Las Vegas do të kishin akoma dritë për disa ditë të tjera. I gjithë ushqimi ynë në frigorifer do të fillonte të sulmohej nga buburrecat dhe minjtë, të cilët tani do të sundojnë botën.
4-Shumica e kafshëve shtëpiake do të zhduken
Edhe nëse qëndrojnë brenda një ndërtese, atyre do tu mbarojë ushqimi dhe do të detyrohen të dalin dhe ta kërkojnë. Kushtet për të mbijetuar nuk janë të favorshme.
5-Shumë nga monumentet e botës nuk do të ekzistonin më.
Gërryerja është një nga armiqtë më të mëdhenj të të gjitha materialeve që janë përdorur për të ndërtuar të gjitha monumentet tona të bukura. Vetëm ari është imun ndaj korrozionit me kalimin e kohës. Pa qenë njerëzit aty pranë për t’u kujdesur për problemin, shkatërrimi do të ishte edhe më i madh.
7-Bimësia do të mbulonte qytete të tëra.
Nëse veprimtaria njerëzore pushon së ekzistuari, hardhisë do t’i duhej vetëm rreth 5 vjet për të zënë pjesën e jashtme të ndërtesës.
8-Shumë qytete do të ishin nën ujë.
Arsyeja që qytete si Amsterdami janë akoma në ekzistencë është e gjitha falë sistemeve të kullimit, digave dhe urave. Ato e mbajnë oqeanin jashtë qyteteve tona dhe parandalojnë katastrofa, të tilla si përmbytjet dhe cunamet. Por nëse njerëzit nuk do të ishin aty për të mirëmbajtur këto sisteme, forca e ujit do t’i shkatërronte ato. Sasi masive uji do të hynin në qytete.