Në makinën Mercedes me targë AA 234 LM që atentatorët e prokurorit Arjan Ndoja braktisën pasi lëshuan breshëri automatiku ndaj makinës së tij, janë gjetur një palë syze.
Në to, janë gjetur gjurmë gishtërinjsh, të cilat nga hetimet e kryera i përkasin Redjan Rrajës, të vënë në pranga si një nga atentatorët e dyshuar. Është pikërisht kjo provë e fortë e gjetur në makinë, që ka çuar hetuesit drejt Redjan Rrajës, kushëri i deputetit socialist Rrahman Rraja.
Dyshimet janë se nëse faktohet që ai është autori, mund të jetë vrasës me pagesë, pasi deri më tani nuk ka të dokumentuara konflikte të mëparshme mes tij prokurorit Ndoja, apo dhe dy personave të tjerë që ndodheshin në makinë dhe mbetën të plagosur, Landi Muharremit nga Sukthi, dhe shoferit të prokurorit, Andi Maloku.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…