POLITIKE

Çfarë përmban marrëveshja në rast divorci që kanë nënshkruar Ronaldo dhe Georgina

Pavarësisht se Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez vazhdimisht mohojnë zërat se lidhja e tyre ka përfunduar, raportimet e mediave thonë se çifti kanë arritur një marrëveshje për mundësinë e divorcit.

Në një raportim të TV GUIA thuhet se çifti kanë përcaktuar kushtet në një kontratë paramartesore. Kjo marrëveshje hyn në fuqi në rast të problemeve mes çiftit dhe bashkë me të, Rodriguez do të marrë një mbështetje të konsiderueshme financiare në rast divorci.

TV GUIA pretendon po ashtu se kur influencerja mbeti shtatzënë, Rodriguez dhe Ronaldo së bashku arritën një marrëveshje që siguronte që të dy pasuritë e tyre të mbroheshin në rast divorci.

Sipas kushteve të marrëveshjes, Rodriguez do të bëhet pronarja e vetme e shtëpisë së tyre familjare në lagjen luksoze La Finca në Pozuelo, Madrid dhe do të marrë 100,000 euro në muaj për pjesën tjetër të jetës së saj. Disa nga kushtet e marrëveshjes u ndryshuan në vitin 2022 pas lindjes së Bella Esmeralda, vajzës më të vogël të çiftit.

Ndërkohë, emisioni televiziv portugez Noite das Estrelas pohoi se Rodriguez nuk është vetëm nëna e fëmijëve të saj biologjikë Alana Martina dhe Bella Esmeralda, por është gjithashtu e regjistruar ligjërisht si nëna e binjakëve Eva dhe Mateo, të cilët kanë lindur të dy nga një nënë surrogate.

Edhe kanali televiziv portugez CMTV ka publikuar detaje për historinë.

“Më 18 dhjetor 2018, Georgina Rodriguez udhëtoi e vetme nga Torino, Itali për në Lugano të Zvicrës për të regjistruar Alana Martinën si shtetase portugeze në konsullatën portugeze. Janë regjistruar edhe binjakët Eva dhe Mateo, të cilët kanë lindur në të njëjtin vit, 2017. Rodriguez udhëtoi vetëm, por kishte një dokument të nënshkruar nga Cristiano Ronaldo që i jepte asaj autoritetin e plotë për të regjistruar fëmijët”.

Me pak fjalë, çifti ka lidhur marrëveshje të ndryshme si për pasurinë ashtu edhe për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago