Kryeministri Albin Kurti ka vizituar Rezallën në përkujtim të 23 vjetorit të Masakrës së Rezallës së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Kurti tha se Masakra e Rezellës është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, raporton Gazeta Express.
“Vendosëm lule të freskëta këtu te lapidari dhe varrezat e këtyre martirëve të kombit, të cilët u pushkatuan mizorisht vetëm për shkak se ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetojnë të lirë në trojet e tyre stërgjyshore. 98 burra dhe djem u grumbulluan dhe u ekzekutuan nga forcat serbe dhe vetëm 3 që kanë shpëtuar, kjo ju ka ndodhur rastësisht. Qëllimi ka qenë që të mos e lënë asnjë të gjallë, andaj kjo masakër është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.Me ekzekutim mizor e barbarë ua vodhën jetën e pastaj ua vodhën edhe kufomat. Nuk ka dyshim që gjenocidi i Serbisë njihet botërisht përveçse nga ne shqiptarët që e përjetuam andaj edhe drejtësia vendore edhe ajo ndërkombëtare duhet pa vonesë dhe me ngulm të veprojmë në mënyrë që përgjegjësit dhe urdhërdhënësit dhe ekzekutorët të gjykohen e të dënohen tha kryeministri Kurti.”, tha kryeministri Kurti.
Duke folur për rivarrimin në muajin tetor 2021, të eshtrave të 9 viktimave të Rezallës, kryeministri tha se me ekzekutim mizor e barbar, forcat serbe ua vodhën jetën e pastaj ua vodhën edhe kufomat.
Më 30 shtator të vitit 2021, u kthyen në Kosovë eshtrat e zhvarrosura në Kizhevak, Serbi, që sipas raporteve të identifikimit, iu përkisnin shtatë identifikimeve të reja nga masakra e Rezallës, si dhe dy ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë të Rashkës, në Serbi.