POLITIKE

Çfarë thonë sondazhet e fundit – kush do të jetë president i Turqisë, Erdogan apo Kılıçdaroglu?

Sondazhet e para në lidhje me zgjedhjet presidenciale në Turqi tregojnë se kreu i CHP-së, Kemal Kılıçdaroglu, i cili u nominua si kandidat i Aleancës Kombëtare, është përpara presidentit aktual turk, Recep Tayyip Erdoğan, kandidatit të Aleancës Popullore.

Megjithatë, pritet që shkaku i kandidatit Muharrem İnce, i cili me shumë gjasa do të merr disa vota të konsiderueshme, fituesi të përcaktohet pas raundit të dytë.

Kompanitë e anketimit Eurasia, MAK, Turkey, AR-G, Aksoy, PIAR, ORC, Saros dhe Yoneylem që kanë kryer hulumtime në muajin mars dhe rezultatet e anketës së prillit të MetroPoll tashmë janë bërë publike, raporton t24.

Sipas hulumtimit të fundit të MAK Consulting, Kılıçdaroglu ka 47 për qind; Nga ana tjetër, Erdogan merr 42 për qind të votave. Votat e “të tjerëve”, duke përfshirë Muharrem İnce janë 3 për qind ndërsa përqindja e votuesve të pavendosur është 8.

Reklama

Sipas hulumtimit të “Turkiye Raporu”, i cili publikoi rezultatet e anketës në mes të marsit, ka një diferencë prej 9 pikësh mes Kılıçdaroglu dhe Erdoganin. Kur votat e të pavendosurit u shpërndanë, Kılıçdaroglu arrin shifrën prej 54.5 për qind ndërsa Erdogan arrin 45.5 për qind.

Sipas sondazhit të fundit të publikuar nga AR-G Research më 14 mars, fituesi do të përzgjidhet në raundin e dytë. Kılıçdaroglu ka 46.2 për qind; Nga ana tjetër, Erdogan merr 43.1 për qind të votave. Sipas anketës së AR-G, Muharrem İnce ka besimin e 7.6 për qind të votuesve; Sinan Ogan merr 3.1 për qind të votave.

Sipas sondazhit të bërë nga Aksoy më 8 mars, Kılıçdaroglu, kandidati i Aleancës Kombe, ka 55.6 për qind të votave. Vota e Erdoganit, kandidatit të Aleancës Popullore, ishte 44.4 për qind.

Sipas rezultateve të shpallura nga PIAR më 10 mars, kandidati i Aleancës Kombëtare, Kiliçdaroglu do të merr 57,1 për qind të votave, ndërsa kandidati i Aleancës Popullore, Erdogan ka 42,9 për qind.

Ndryshe, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në shtetin turk do të mbahet më 14 maj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

2 orë ago
  • POLITIKE

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ekspertja: Nafta e ngarkuar me 7 taksa në Shqipëri

Zana Guxholli, e ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, deklaroi se me nafta…

2 orë ago
  • KRYESORE

Vrasje e rëndë në Gjakovë: Një i vrarë dhe një i plagosur, në kërkim pronari i lokalit “My Place”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Gjakovën, ku si pasojë e të…

3 orë ago