FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë, i cili dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në këtë qytet.

Sipas informacioneve nga terreni, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri Rasim Binakaj rreth 38 vjeç ka mbetur i vdekur.

Nga të shtënat është plagosur edhe E. M rreth 29 vjeç, i cili ka pësuar plagë në kraharor dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas stafit mjekësor, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari Nexhdet Zymberaj, i cili dyshohet se është përfshirë në incident, është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas të shtënave dhe aktualisht po kërkohet nga policia.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja të armës së zjarrit, si dhe një mjet i mprehtë (thikë), të cilat janë sekuestruar si prova materiale.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe hetimore, përfshirë Kryeprokurorin e Shtetit, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për kapjen e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në zhvillim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago