KRYESORE

Challandes: Albin Kurti, i mirëseardhur për ta shikuar ndeshjen e Kosovës me Malin e Zi

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti – partia e të cilit i fitoi zgjedhjet parlamentare të së dielës në Kosovë – do të ishte i mirëseardhur për ta shikuar ndeshjen e ardhshme kualifikuese të Kombëtares kundër Malit të Zi në Prishtinë.

Kurti, i njohur në të kaluarën parë për qëndrimin e tij mbështetës për vetëm një ekip kombëtar shqiptar, e pranoi Kombëtaren e Kosovës këtë vit pas paraqitjeve mbresëlënëse të verdhekaltërve në Ligën e Kombeve dhe në kualifikime për Kampionatin Evropian 2020 dhe pohoi gjatë fushatës zgjedhore se do ta shkonte në stadiumin Fadil Vokrri për t’i mbështetur verdhekaltrit, shkruan Gazeta Express.

Duke folur të hënën në një konferencë për media për dy ndeshjet e tetorit, miqësoren kundër Gjibraltarit të enjten edhe takimin e Grupit A kualifikues ndaj Malit të Zi tri ditë më pas në kryeqytet Prishtinë, trajneri zviceran Challandes i uroi mirëseardhje kryeministrit të mundshëm të Kosovës, Kurtit.

I pyetur nga Gazeta Express nëse do ta ftonte Albin Kurtin për ta shikuar ndeshjen e Kosovës kundër Malit të Zi të hënën më 14 tetor, Challandes u përgjigj: “Ndoshta Federata mund ta ftojë Albin Kurtin, do te ishte i mirëseardhur, kombëtarja është pjesë e shtetit. Do të ishte mirë nëse na jep edhe premi për kualifikim (qeshet)”.

Kurti, i cili pritet të jetë kryeministër i vendit dhe ta formojë qeverinë e re sepse partia e tij doli e para në zgjedhjet e parakohshme të dielën me mbi 25% të votuave të fituara, e kishte shprehur mbështetjen për Kombëtaren e Kosovës në muajt e fundit, përfshirë gjatë një debati politik në emisionin “Pressing” në T7.

“Një kombinim kaq jopersonal, kaq ekipore, është fascinuese”, kishte thënë Kurti në T7.

Lideri i Vetëvendosjes, i pyetur nëse do ta shikonte ndeshjen e Kosovës kundër Malit të Zi në stadium, kishte theksuar: “Patjetër që do ta shikoj”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

13 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago