BOTA

Chatboti kinez AI, DeepSeek, shkakton rrëmujë në treg

Aksionet në firmat më të mëdha të teknologjisë në SHBA kanë rënë dukshëm në vlerë pas shfaqjes së papritur të një chatboti me kosto të ulët të krijuar nga një firmë kineze e inteligjencës artificiale (AI), raporton “BBC”.

Aplikacioni DeepSeek, që u lansua javën e kaluar, ka kaluar rivalët duke përfshirë edhe ChatGPT, për t’u bërë aplikacioni falas që është shkarkuar më së shumti në SHBA.

Aksionet në firmat e teknologjisë me seli në SHBA që lidhen me AI, si Nvidia, Microsoft dhe Meta, kanë rënë të hënën.

Thuhet se chatboti kinez u zhvillua me një kosto dukshëm më të ulët dhe ka ngritur pyetje lidhur me dominimin e SHBA-së në AI dhe shkallën e investimeve që firmat amerikane po planifikojnë në këtë fushë.

Ky chatbot ka një model me burim të hapur DeepSeek-V3, për të cilin ekspertët thanë se e kanë zhvilluar për më pak se 6 milionë dollarë, dukshëm më pak se miliardat që kanë shpenzuar rivalët.
Por, ky pretendim është kundërshtuar nga të tjerët në fushën e AI-së.

Shkencëtarët thonë se përdorin teknologjinë ekzistuese dhe kodin me burim të hapur – softuer që mund të përdoret, modifikohet dhe shpërndahet nga kushdo pa pagesë.

Aplikacioni kinez ka filluar të hënën pasdite të ketë problemet e para.

“Për shkak të sulmeve të gjera qëllimkëqija në shërbimet e DeepSeek, regjistrimi mund të jetë i ngarkuar. Ju lutem prisni dhe provoni sërish. Përdoruesit e regjistruar mund të identifikohen normalisht. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj”, shkruan në faqen DeepSeek.

Shfaqja e DeepSeek vjen pasi SHBA-ja po e kufizon shitjen e teknologjisë së çipave të avancuar në Kinë, teknologji që fuqizon AI-në.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

3 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

5 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

7 orë ago