Kandidati për ambasador të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë para Senatit Amerikan, se nëse merr këtë detyrë do ta mbështesë Beogradin për zbatimin e reformave me rëndësi.
Edhe çështja e procesit të dialogut është përmendur nga ai këtë të mërkurë, raporton N1.
“Në mënyrë që Serbia të ecë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ajo duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën”, është shprehur Hill.
“SHBA mbështet fuqishëm procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE, si shansi më i mirë për të dyja vednet që t’i tejkalojnë dallimet. Njohja e ndërsjellë është mënyra e vetme drejt progresit, ashtu sic Presidenti Joe Biden e ka thënë”.
Hill ka theksuar se do të vazhdojë të këmbëngul në hetimin e plotë të vrasjes së vëllezërve Bytyqi më 1999.