POLITIKE

Azemi: Kurti pagën 250 euro le ta mbajë për vete, sektori privat nuk ka më pagë nën 350 euro

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se askush më në Kosovë nuk punon me pagë nën 350 euro.

Azemi në “Debat Plus” duke folur për Ligjin e Pagave thotë se Kurti duhet të fillojë të lëvizë me ngritjen e pagës minimale dhe se sipas tij nuk presin mrekulli qysh menjëherë.

“Nëse kryeministri gjatë fushatës zgjedhore ka premtua që paga minimale në Kosovë do të jetë 350 euro, unë e kam obligim të kërkojë atë që e ka thënë. Asnjë kërkesë e jona nuk është jashtë asaj që ka premtuar kryeministri gjatë fushatës zgjedhore. Unë e di që ai në ditën e parë nuk mund ta bëjë pagën minimale 350 euro, por të fillojë hap pas hapi”, tha ai.

Azemi më tej thotë se vetëm në ato pjesë të sektorit privat ku ka dorë Qeveria ka paga 170 e 200 euro.

“Në çdo sektorë tjetër ka paga 350 e tutje. Por nuk e ka bërë Qeveria këtë. E ka bërë presioni sindikal dhe mungesa e fuqisë punëtore. Nuk është meritë e Qeverisë nëse paga në sektorin privat është 350 euro. Është meritë e kërkesës dhe ofertës që është në treg”.

Kryesindikalisti i sektorit privat thotë se nuk mund të flitet më për 250 euro pagë.

“Kurti ka premtuar një pagë minimale 250 euro. Atë pagë le ta mban për vete se ajo më nuk pi ujë. E keni parë edhe në konkurse që paga më e vogël është 350 euro…Kjo qeveri ndoshta ka më pak hise, por edhe qeveritë paraprake nuk kanë bërë pothuajse asgjë për sektorin privat”, tha ndër të tjera Jusuf Azemi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

3 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

13 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

18 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago