Që nga fundi i muajit të kaluar, rrjetet sociale indoneziane janë ndezur nga martesa e diskutueshme në Sulaëesi, ku një veteran i luftës koloniale 103-vjeçar, kohët e fundit u martua me një vajzë 27-vjeçare.
Fotografitë dhe videot e çiftit nga dasma e tyre për më shumë se një javë kanë ngjallur zemërim por komente humoristike në rrjetet sociale. Kishte disa që nuk mund të besonin se dasma ishte e vërtetë, por disa gazeta indoneziane konfirmuan se 103-vjeçari Puang Katte ishte martuar me 27-vjeçaren Alu Alang.
Dhëndri është një i ve që ka luftuar në luftën koloniale holandeze (1945 – 1949), raporton Oddity Central.