KRYESORE

Çifti nga Peja që humbi jetën nga përmbytjet në Gjermani kishin plan të ndërtojnë shtëpi në Kosovë

Në Gjermani javëve të fundit kanë ndodhur vërshime që nuk mbahen në mend.

Nga këto vërshime kanë humbur jetën shumë qytetarë dhe janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Në mesin e qindra viktimave të këtyre vërshimeve janë edhe çifti Delia nga fshati Zahaq i Pejës.

Në shtëpinë e tyre në Kosovë nuk jeton askush pasi e tërë familja Delia jeton në Gjermani.

Related Post

Fqinji i tyre rrëfen se Shaban Delia këtë vit kishte planifikuar të vijë në Kosovë.

“Ka dashur të ndërtojë shtëpi në Kosovë, por unë i thash “mbase ke ndërmend me jetua në Gjermani mos ndërto shtëpi në Kosovë. Nëse vendos me u kthye eja ndërtoje shtëpinë në vendin tënd. Kanë qenë tre vëllezër. Tash Shabani paska shkua, kanë mbetur edhe dy vëllezër. Të gjithë jetojnë jashtë”, rrëfen për RTV Dukagjinin Hajrullah Hyseni, fqinj i Shaban Delisë.

Banori tjetër i këtij fshati, Gani Uka, thotë se me të ndjerin Shaban Delia kanë qenë shokë dhe se ai ka qenë i dashur për gjithë fshatin.

“Shabanin e kam pasur shokë në shkollën fillore, ndërsa familjen e ngushtë nuk ia njoh. Na ka ardhur shumë keq për të. Ka qenë njeri i mirë dhe i urtë. Ndjeje shumë keqardhje për atë dhe të gjithë viktimat e atyre përmbytjeve. Ajo është fatkeqësi. Sot atyre nesër mund të na ndodh edhe neve”, deklaroi Gani Uka për RTV Dukagjini.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Trump ‘ndryshon’ qëndrim, nga negociatat në bombardimin e Iranit brenda pak orësh

Kemi dëgjuar vërtet një ndryshim qëndrimi për sa i përket mënyrës se si Donald Trump…

8 minuta ago

Netanyahu: Ka akoma, regjimi nuk e di se çfarë e ka goditur

Duke iu drejtuar popullit iranian drejtpërdrejt, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i bëri thirrje civilëve të…

10 orë ago

Irani kundërpërgjigjet me 100 raketa në Tel Aviv, shpërthime në Jerusalem

Izraeli vijon sulmet ndaj bazave ushtarake dhe bërthamore të Iranit. Mediat raportojnë se Izraeli ka goditur…

13 orë ago

Izraeli nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit

Ushtria izraelite thotë se “vazhdon të godasë” objektivat ushtarake iraniane pasi kreu një valë sulmesh…

14 orë ago

Sulmi izraelit, Irani thërret ambasadoren zvicerane për të paralajmëruar SHBA-në

Irani ka thirrur ambasadoren e Zvicrës në Teheran, Nadine Lozano, për t’i dorëzuar një paralajmërim…

16 orë ago

“U mblodhën në takim”, Izraeli thotë se i mashtroi komandantët iranianë dhe i goditi

Izraeli ka deklaruar se ka arritur të mashtrojë komandantët kryesorë të forcës ajrore iraniane që…

16 orë ago