Policia e Dundee në Skoci ka publikuar ditën e fundit një video ku tregohet ndihma e një civili për të ndaluar një të dyshuar për vjedhje.
Me anë të këtij postimi policia falënderoi çiklistin e Uber që u përfshi në ndjekjen e personit të dyshuar dhe kapjen e tij duke kërkuar kështu që komuniteti të përfshihet më shumë në raste të ngjashme për të ndihmuar policinë.
Në video shihet një person me motor duke u ndjekur nga policia nëpër rrugët e qytetit skocez. Nga shpejtësia e madhe i dyshuari për vjedhje humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një makinë në një kryqëzim dhe filloi të vraponte për t’iu shmangur arrestit.
Në këtë moment shfaqet dhe heroi ynë me biçikletë, i cili pa asnjë hezitim përfshihet në ndjekje të personit që po kërkohej të arrestohej nga policia. Ai la në një moment biçikletën dhe filloi ta ndiqte me vrap dhe pas pak metrash u hodh mbi të duke e neutralizuar si në një film aksion. Me sa duket heroi ynë duhet ta marrë idenë e ndërrimit të profesionit!
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…