Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka folur për procesin zgjedhor të 17 tetorit, ndërsa ka thënë se gjendja në Drenas dhe Skënderaj nuk është situatë e njëjtë.
Pse një gjë e tillë, Çitaku ka dhënë në Rubikon me Adriatik Kelmendin disa arsye:
”Situata nuk është e njëjtë në Drenas dhe Skenderaj. Në Drenas, një fraksion i PDK-së është shkëputur, kanë formuar një iniciativë, kanë vënë një kandidat të tyre, mirëpo gjatë tërë fushatës kanë përdorur logon e PDK-së, në tubime kanë përdorur poster, e fotografi të Thaçit e Veselit”.
”Mirëpo PDK ka pasur kandidatin e saj, e pati Lladrovcin”.
”E në Skenderaj pati një situatë krejt tjetër, të cilën ne nuk e kemi dëshiruar. Ka qenë një prej përballjeve më të pakëndshme. Ka qenë shumë e vështirë, nuk ka qenë e lehtë, sepse Sami Lushtaku ka qenë bashkëluftëtar i Adem Jasharit. E sidomos duke pas parasysh një përbuzje e një përbaltje që i është bërë në vitet e fundit Drenicës”.
”Pse ata njerëz nuk paskan drejtë me zgjedh a?, Nuk paskan të drejtë me votu?”
”E kam ndjerë që nuk ka qenë një betejë e lehtë as për ata. U mundua nga disa që të portretizohet si një luftë kundër familjes Jashari. Nuk ka gjë më të rëndë sesa të hyhet në betejë politike me nocione të tilla. Në betejë në Skënderaj kanë qenë dy kandidatë, por jo e kaluara, jo lufta. Pra, ka qenë një betejë e rëndë, por fatmirësisht është kryer”.
Ajo komentoi edhe reagimin e Bekim Jasharit ku akuzon PDK-në për manipulim votash.
”Është shumë mirë që ka bërë ankesa tek organet kompetente. Dikush mund t’i ketë thënë Jasharit, por mirë që nëse ka shqetësim e ka adresuar. PDK nuk e ka pasur pushtetin në Skenderaj. Ka garuar duke mos qenë në udhëheqësi të komunës, ka fituar”.
”Unë isha dje në Han të Elezit bashkë me kryetarin Memli Krasniqi, dhe nuk kam dëgjuar për ndonjë manipulim, vetëm nëse ka bërë ndonjë ankesë sot”.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…