Manchester City ka shkruar histori të futbollit evropian. Për herë të parë në histori, City e ka fituar Ligën e Kampionëve. Në finale të Championsit, City fitoi me shumë mund ndaj Interit, me rezultatin 1:0.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Ataturk” në Stamboll u vendos në minutën e 68-të. Rodri shënoi gol me goditje të saktë nga zona. Aksionin e nisi Manuel Akanji, që gjeti bukur në zonë Bernardo Silvan. Silva ktheu topin te Rodri që goditi saktë për trofeun e parë të Ligës së Kampionëve për Cityn.
Me triumfin e së shtunës mbrëma, Manchester City ka përmbyllur një edicion shumë të suksesshëm. Ka kompletuar “tripletën”. Më herët ka fituar titullin e kampionit në Premier League e po ashtu Kupën FA. Këtë e ka arritur vetëm edhe Manchester Unitedi në vitin 1999.
Por City nuk ka dominuar ashtu si shumë njerëz kanë pritur. Interi ishte rival i barabartë dhe ka krijuar raste, sidomos pasi pranoi gol. Menjëherë në minutën e 71-të Federico Dimarco goditi traversën e më pas goditjen e tij e bllokoi Romelu Lukaku.
Sulmuesi i fuqishëm, Lukaku, kishte rast të artë në minutën e 88-të. Goditi me kokë nga afërsia, por topi shkoi drejt në Edersonin. City ruajti epërsinë dhe festoi suksesin historik.
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…