POLITIKE

Çka fshihet pas thirrjes urgjente të Vuçiç’it për takim me Listën Serbe?

Paralajmërimi i Aleksandër Vuçiç, për një takim urgjent me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës për të dielën në orën 11:00, sipas avokatit serb, Marko Jakshiç, konfirmon faktin se ai është një mjeshtër i madh i “spinit”, i cili me njoftime bombastike dhe teatrale po tenton të largojë vëmendjen nga qëllimi i takimit me Albin Kurti në Bruksel.

Sipas Jakshiç, caktimi i një takimi urgjent me përfaqësuesit e Listës Serbe dëshmon faktin se Vuçiç ka marrë një lajmë jo të mirë gjatë bisedimeve me palën kosovare në Bruksel.

“Mendojë se Kurti nuk është pajtuar për asgjë në lidhje me implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, gjatë takimit të sotshëm”, shpjegon Jakshiç për mediumin serb “Danas”.

Jakshiç më tej kujton se sa here që përfaqësuesit e serbëve nga Kosova takoheshin me Vuçiç-in, ka pasur një marrëveshje që nuk ka qenë e favorshme për Serbinë.

“Ai [Vuçiç] do t’i dëgjojë me vëmendje ata [Listën Serbe], por në fund për të njëqindën herë me radhë do t’u kërkojë të ruajnë qetësinë dhe të mos reagojnë ndaj provokimeve të Kurtit, ndërsa ai vazhdon me zbatimin e planeve të tij, pas së cilës serbët në Kosovë bëhen gjithnjë e më shumë qytetarë të dorës së dytë”.

Ishte fillimisht mediumi serb “Kurir” që raportoi se Vuçiç, ka kërkuar një takim urgjent me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Takimi u raportua se do të mbahet në Pallatin “Serbia” në Beograd.

Në takim janë të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve të Kosovës, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, kryetarët e distrikteve dhe drejtorët e spitaleve.
“Nëse kjo është një shenjë se gjërat kanë shkuar keq në Bruksel, do ta kuptojmë së shpejti”, përfundon shkrimin Kurir.

Në Bruksel ka përfunduar rundi i dytë i bisedimeve trepalëshe midis Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç-it nën ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Paraprakisht, pas rundit të parë, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kanë biseduar ndaras me Kurtin dhe Vuçiç-in.

Presidenti i Serbisë tashmë është largua nga ndërtesa e BE-së pa iu drejtuar mediave.

Ndërsa vartësi i tij, Petar Petkoviç, ka njoftuar publikun në Serbi, se Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë nuk do të kthehet nga Bukseli deri nesër, e premte.
Duke folur para gazetarëve, ai pohoi se as Vuçiç e as dikush tjetër nga delegacioni i Serbisë nuk do të flas gjatë ditës.

Ai shtoi se brenda takimit me kryeministrin e Kosvoës, Albin Kurti, Vuçiç “luftoi për paqen”.

Se çfarë ka ndodhur në takim, Petkoviç tha se do të kuptohet të premten nga Vuçiç, pasi pasdite ose në mbrëmje do të mbajë fjalim dhe “do të jetë një nga fjalimet më të rëndësishme për publikun”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

9 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

16 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

20 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

20 orë ago