Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë pas takimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se Evropa nuk ka nevojë për tensione e konflikte.
“I prita Kurtin dhe Vuçiq për herë të tretë në takimin për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Takimi i sotëm nuk ishte normal”, është shprehur Borrell.
“Takimi ishte për të gjetur zgjidhje për të siguruar stabilitet dhe siguri në pjesën veriore të Kosovës. Evropa është në kohë kritike. Shohim rikthim të luftës në kontinentin tonë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Përballemi me një moment të rrezikshëm dhe nuk është momenti për rritje tensionesh, por për zgjidhje”.
“Liderët patën mundësinë që të flasin në detaje për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizim. Ata e kanë kuptuar se nuk ka alternativë përveç dialogut. Kanë dallime të mëdha mes vete, por ata pajtohen që t’i vazhdojnë diskutimet në baza të rregullta për normalizimin e procesit, sa më parë”.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…