Analisti Dukagjin Gorani, ka pasur një përplasje verbale me analistin tjetër, Jusuf Thaçin, lidhur me premtimet e bashkësisë ndërkombëtare për liberalizimin e vizave ndaj kosovarëve.
Gorani ka vlerësuar se mos-liberalizimi i vizave ka ndodhur si rezultat i mos-përfundimit të procesit politik, duke konsistuar në marrëveshjen finale të Kosovës me Serbinë.
“Unë po mendoj që heqja e vizave është e pamundësume për shkak të mos-përfundimit të procesit politik. Procesi, pra dialogu”, ka thënë ai në ‘Pressing’.
Lidhur me këtë temë, Thaçi ia ka parashtruar një pyetje Goranit.
“M’fal Dug [Dukagjin Gorani], po më duhet me ta bë një pyetje lidhur me këtë. A s’na thanë për demarkacionin me Malin e Zi që është e vetmja arsye pse s’po ndodh?”, tha Thaçi.
“Jusuf na thanë edhe na rrejtën. Çka ki ndërmend me bë, me i shajtë me nanë? Çka ki ndërmend me i bë? A ki ndërmend me shku me ia u vendos ndonjë sanksion? Ose a ki ndërmend me i dënu dhe i ndëshku për gënjeshtrën e madhe që na e kanë bë? Çka e keni ndërmend me i bë, bashkësisë ndërkombëtare e cila është e pamoralshme? A janë ata të izolum, a jemi na të izolum?”, u kundërpërgjigj Gorani.
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…