Çka nëse Putin përdor armë kimike në Ukrainë? Flet Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar të premten se Rusia do të paguajë një “çmim të rëndë” nëse ai përdor armë kimike në Ukrainë.

“Unë nuk do të flas për inteligjencën, por Rusia do të paguajë një çmim të rëndë nëse përdorin armë kimike”, i tha Biden CNN pas deklaratave që njoftuan sanksione të mëtejshme dhe kontrolle të eksporteve kundër Rusisë.

https://www.youtube.com/watch?v=TBM4szUikgE&ab_channel=FMImagesAlbania

Qeveria amerikane ka zbuluar më parë se qeveria ruse përdori armë kimike si në helmimin e liderit të opozitës rus, Alexey Navalny, në vitin 2020, si në atë kundër Sergei dhe Yulia Skripal në Angli në vitin 2018.

Të dyja këto raste çuan në sanksione nga SHBA, sipas Aktit të Kontrollit të Armëve Kimike dhe Biologjike dhe Eliminimit të Luftës, i cili kërkon që presidenti të vendosë sanksione ekonomike dhe diplomatike nëse një vend zbulohet se ka përdorur armë kimike.

Për më tepër, Bashar al-Assad i Sirisë, regjimi i të cilit mbështetet nga Rusia, përdori armë kimike në një sulm në vitin 2017.