POLITIKE

Çka po ndodhë me regjionin: Serbia shqetësohet me armatimin e shqiptarëve!

Deklarata e Vuçiq se “diçka e çuditshme po ndodhë, të gjithë po armatosen në regjion”, ekspertët  vlerësojnë se pajisja dhe armatimi i kroatëve nxit dyshim, ndërsa blerja e armatimit nga ushtria e Republikës së Kosovës mund të jetë kërcënim për serbët e Kosovës, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

Ekspetëtë ushtarak tërheqin vërejtjen se pajisja me armatim i Forcave të Sigurisë së Kosovës përbën kërcënim për serbët që jetojnë në Kosovë por edhe në të gjithë Serbinë. Kur flitet për Kroacinë ajo nuk përbën kërcënim por nxit dyshim se nuk është frymën e fqinjësisë së mirë.

Komentin se diçka e çuditshme po ndodhë, Vuçiq e bëri pas lajmit se Gjermania po armatos ushtrinë e Kosovës.

Raporti alarmues

“Shpresoj se partnerët tanë gjerman nuk do ta bëjnë këtë por ka indikacione së në të ardhmen të gjithë do armatosen në regjion me shpejtësi të pabesueshme”, tha Vuçiq.

Portali rus “Sputnjik” ka njoftuar se pushteti në Prishtinë me muaj po bisedon me shërbimet informuese gjermane për sigurimin e topave dhe sistemeve kundër-blinduese për ushtrinë e Kosovës, ndërsa Vuçiq tha se kishte kërkuar nga agjensionet e inteligjencës informatë rreth kësaj. Sipas të dhënave të tyreSerbia po mbetet prapa Kroacisë në armatim , andaj do porosis nga industria vendore për “lazar“  dhe  “milosh”.

Krijimi i ushtrisë së Kosovës

Organ Dragash drejtor i Institutit ndërkombëtar për siguri thotë se ka mundësi për dërgesa  të armatimit gjerman që është shqetësuese jo vetëm nga rritja e rrezikut por edhe vetë krijimit të ushtrisë së Kosovës. Kjo është e papranueshme- shqetëson armatimi i FSK sepse përbën kërcënim për Serbinë dhe banorët serb në Kosovë. Sa i përket regjionit me përjashtim BiH vendet tjera janë në NATO dhe nuk ka kërcënim ndaj Serbisë”, tha Dragash.

Se Kosova nuk ka tl drejtë armatimi dhe ushtrie dhe se nuk do duhet të pajisej dhe as të i shiten armë, e thekson edhe profesori i Fakultetit të Sigurisë Zoran Dragishiç.

Kosova nuk ka drejtë të armatoset dhe të ketë ushtri, Kroacia natyrisht ka, investime në ushtri nxit dyshimin se kjo nuk është në harmoni me raporte fqinjësore.

Shqiptarët kanë paguar gjermanëve 170 milionë

Pushteti në Prishtinë me muaj po negocion për sistemet kundër-blinduese edhe topa për ushtrinë e Kosovës dhe në fokus janë armët altilerike për këmbësori, ndonëse ka një pjesë të mirë të armëve të tilla. Sipas Sputnjik, shqiptarët kanë paguar deri tash 170 milionë për pajisje trajnuese, armë dhe për po biseojnë edhe për blerjen e armëve automatike G-36 (Hekler dhe Koh) dhe tankse “leopard 2”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

1 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

3 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

8 orë ago