Kreu i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit Zak Topuzi e ka konsideruar të padrejtë mbylljen e disa pishinave dhe lejimi e aktivitetit për disa të tjera.
Në një lidhje direkte për Abc e Mëngjesit, ai u shpreh se të lahesh në pishina rrezikon njësoj për të marrë covidin si në det apo liqen.
Sipas Topuzit, me këtë mbyllje industria turistike do të kalojë në krizë, pasi 290 mijë punonjës janë të lidhur direkt me këtë sektor dhe ky do të jetë një vit mbijetese.
“Aksioni ka qenë i përgjithshëm, pothuajse inspektorati doli pothuajse në të gjithë pishinat e vendit, bëri një një ndalim, po jo se të gjithë pishinat janë të mbyllura. Ka vende që vazhdojnë funksionojnë. Problemi është që uji, deti dhe liqeni rekomandohet si ambiente që po qe se zbaton standartet dhe protokollet nuk ka asnjë siguri më pak sesa çdo ambient tjetër që ti bashkëjeton.
Hyrje falas për ata që nuk paguajnë dot
Pra është njësoj si të jesh në ajër, je më i sigurtë, pasi përveç se po lan duart, ti po lan edhe trupin me vetë solucione, për të cilat vetë uji i ka në përbërjet e tij sipas stanrateve që qarkullon. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur në këto 30 vjet me ujin e detit, pra mbeturinat që hidhen ka ndotje.
Uji i pishinës është një ujë që qarkullon çdo tre katër orë në bazë të projektit dhe me masat kufizuese, me protokollin që vetë ministria ka bërë, instancat që duhen mbajtur në pishinë, është absurde që ti ta ndalosh këtë aktivitet. Ndërkohë që shtatori do të sjellë një krizë të jashtëzakonshme për këtë industri. Janë gati 290 mijë punonjës të lidhur direkt me industrinë turistike dhe çfarë do mase të marrësh, ky vit është shumë i frikshëm, vit mbijetese”, tha ai.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…