Wesley Clark, ish-Komandanti i Forcave Aleate për Evropë, gjatë një paneli në Dayton të Ohios ku po zhvillon punimet sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO’s që po shënon edhe 30 vjetorin e Marrëveshjes së Daytonit, ka alaramuar për Kosovën.
Clark ka marrë pjesë në një panel me Chris Hill, Carl Bildt që të gjithë të përfshirë në procesin e Daytonit, aty ka thënë se Kosova mund të shndërrohet në pikë eksplozive.
“Në Ballkanin Perëndimor është një fusnotë e Bosnjës dhe Marrëveshjes së Daytonit, që quhet Kosovë. Chris ka qenë ambasador në Maqedoni, Presidenti Gligorov e kishte parë masakrën ndaj Familjes Jashari në shkurtin e vonshëm të ’98-ës dhe e ka ditur se konflikti po vinte…sot Kosova është vend i pavarur. Gjatë Daytonit nuk mundëm ta shtyjmë Millosheviqin ta adresojë Kosovën. Më vonë e adresoi, por e adresoi me forcat ushtarake dhe policinë speciale”, tha ai.
”Kjo thyerje mes Serbisë dhe Kosovës është sensitive sot. Kosova s’ka qeveri ende pas zgjedhjeve të fundit, por ka shqetësime serioze për të ardhmen. Pra nuk është vëtëm Bosnja dhe ajo çfarë ka mbetur nga vitet e nëntëdhjeta dhe Marrëveshja e Daytonit për të cilat duhet të bregosemi. Në anën tjetër të Serbisë është Kosova dhe ajo po pret si një bombë e kurdisur për tu shfaqur në kohë të gabuar” ka thënë Clark
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…