POLITIKE

Clark: Do të ishte tradhti ndaj Amerikës nëse dhëndri i Trump ndërton memorial në Serbi

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, në një intervistë për CNN ka thënë se përfshirja e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner në një investim në Serbi ku do të ndërtohej edhe një memorial për të kujtuar “viktimat e agresionit të NATO-s” është tradhti ndaj SHBA-së.

Clark ka thënë se nuk është kundër investimeve në Serbi, por shprehet kundër ndërtimit të një memoriali të tillë.

Gjenerali amerikan ka thënë se ish-ndërtesa e ushtrisë jugosllave në atë ishte boshe kur ishte goditur nga NATO dhe se bombardimet s’ishin agresion, por kulmi i një përpjekje diplomatike për të bindur Millosheviqin që të mos i vriste shqiptarët e Kosovës.

“Së pari, ajo ndërtesë, me sa dimë, ishte bosh kur e goditëm. Së dyti, nuk ishte agresion i NATO-s, por ishte kulmi i përpjekjeve diplomatike shumëvjeçare për të bindur diktatorin serb Slobodan Millosheviq që të mos vriste qytetarët e tij në pjesën e Serbisë të njohur si Kosovë”, ka thënë Clark për CNN.

Clark e ka përmendur krimin makabër të forcave serbe mbi familjen e Adem Jasharit dhe më pas edhe detyrimin nga ana e NATO-s për bombardim pasi përpjekejt për të bindur Millosheviqin që të ndalte vrasjet dhe krimet kishin dështuar.

Clark ka thënë se ndërtimi i një memoriali të tillë do të ishte tradhti ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, politikës amerikane, pilotëve amerikanë që kishin marrë pjesë në kampanjën e bombardimeve dhe përpjekjeve diplomatike që ishin bërë për ta bindur Millosheviqin që të ndalte vrasjet dhe masakrat.

“Është naive. Do të ishte tradhti ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, politikës tonë dhe djemve e vajzave guximtarë që ishin të përfshirë në atë kampanjë, përpjekjeve diplomatike”, ka thënë Clark për CNN.

Clark ka thënë se Jared Kushner mund ta ndërtojë hotelin dhe një memorial për të kujtuar të gjitha viktimat, përfshirë edhe të gjitha viktimat shqiptare që u vranë nga shteti i Serbisë përgjatë periudhës së bombardimeve, por jo një kompleks të tillë përkujtimor, meqë s’ka pasur agresion të NATO-s.

Gjenerali amerikan ka thënë se ndërtimi i një memoriali të tillë është pjesë e kampanjës së dezinformimit që e bën Rusia dhe ka thënë se shpreson që Jared Kushner të mos përfshihet në ndërtimin e një të tilli.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago