KRYESORE

Clinton: Shumë njerëz mendonin se isha çmendur kur u angazhova në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një panel nën patronatin e Presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, ku ka theksuar se suksesi i vendit është rezultat i përpjekjeve të popullit të Kosovës, mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë dhe vendosmërisë për të mos e marrë lirinë e fituar për të mirëqenë.

“Ky sukses është edhe juaji z. President, dhe i shumë aleatëve dhe miqve tanë në mbarë botën. Historia e Kosovës tregon qartë se çfarë mund të arrijnë kombet që duan lirinë kur nuk i kthejnë shpinën një populli të shtypur, i cili thjesht kërkon të jetojë i lirë, të gëzojë të drejtat themelore dhe të shfrytëzojë të drejtën e dhënë nga Zoti”, deklaroi ajo.

Presidentja Osmani nënvizoi se përvoja e luftës ka bërë që Kosova të vlerësojë çdo ditë lirinë dhe të angazhohet në ndërtimin e një shoqërie të sigurt dhe të drejtë. Gjithashtu, ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me ushtrinë amerikane dhe partnerët ndërkombëtarë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

“Ushtarët e Kosovës shërbejnë krah për krah me ata amerikanë në misionet paqeruajtëse. Ne përpiqemi të ndihmojmë dhe të ndajmë përvojën tonë. Të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë tani udhëtojnë në mbarë botën për të mbështetur viktimat në Ukrainë, Sudan dhe vende të tjera në Lindjen e Mesme”.

Presidentja Osmani gjithashtu paralajmëroi për vështirësitë e ruajtjes së paqes në rajon dhe ndikimet destabilizuese që vijnë nga jashtë. Ajo kujtoi se Kosova vazhdon të përballet me kërcënime nga Serbia, duke shtuar se veprimet destabilizuese të Rusisë shtrihen përtej kufijve të saj dhe ndikojnë në stabilitetin e vendeve të tjera në Evropë.

“Ata vazhdimisht kërcënojnë pjesë të ndryshme të kontinentit, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor. Ky ‘trekëndësh i së keqes’ që përfshin Rusinë, Kinën dhe Iranin, përpiqet të përhapë ndikimin e tij, qoftë përmes forcës ushtarake, ekonomisë apo ideologjive ekstremiste, duke tentuar të shkatërrojë gjithçka që kemi ndërtuar së bashku”.

Clinton, nga ana tjetër, kujtoi se shumë njerëz e konsideruan atë “të çmendur” për shkak të vendimit të tij për të ndërhyrë në Kosovë. Clinton kujtoi bindjen e tij se ndërhyrja ajrore do të jetë mënyra më humane dhe efektive për të sjellë fundin e luftës.

“Shumë njerëz mendonin se isha çmendur kur u angazhova në Kosovë. Unë u thashë: shikoni, ky do të jetë vendi i vetëm në botën moderne ku një luftë do të fitohet përmes fuqisë sonë ajrore, sepse kosovarët nuk do të dorëzohen kurrë dhe, në fund, do t’u kushtojë serbëve për të vazhduar luftën — dhe do të shpëtojmë më shumë jetë”.

Bombardimi i Serbisë nisi më 24 mars 1999. Ajo që filloi si mision për të ndalur spastrimin etnik, u shndërrua në një ndër ndërhyrjet më të rëndësishme humanitare të shekullit të 20-të, ndonëse ishte hera e parë që NATO – në historinë e saj të atëhershme 50 vjeçare – ndërhynte pa miratim të Kombeve të Bashkuara.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago