POLITIKE

“Çmendet” Dodik: Republika Srpska do të nisë procesin e pavarësisë, përgjigje ndaj rezolutës së Srebrenicës

Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik deklaroi se Republika Srpska, në përgjigje të rezolutës për Srebrenicën, do të inicojë procesin e pavarësisë.

“Jam krenar për vendosmërinë për të zbatuar masat e pavarësisë”, tha Dodik në konferencën për media, raporton transmetuesi publik i Serbisë. Ai vuri në dukje se elita myslimane boshnjake shënoi një autogol serioz me rezolutën për Srebrenicën.

“Gjenocidi në Srebrenicë nuk ka ndodhur, nëse do të ndodhte, nuk do të kishte nevojë të ngrihej vazhdimisht kjo temë. Vendimet e gjykatave u referohen individëve, jo njerëzve”, tha Dodik.

Sipas tij, nga viti 1992 deri në vitin 1995 në zonën e Srebrenicës janë vrarë 4100 myslimanë dhe askund nuk përmendet se 2500 deri në 3500 serbë janë vrarë aty.

Gjenocidi është një trillim që do të na copëtojë. Ata po përpiqen të na detyrojnë të qëndrojmë pavarësisht se na shpifin. Ata duan ta bëjnë Srebrenicën sinonim të gjenocidit dhe ende nuk dihet se sa njerëz vdiqën në të vërtetë, tha Dodik.

Ai tha se Republika Srpska është e qëndrueshme dhe e aftë të mbrohet nga të gjitha sulmet dhe se nuk do të ketë bisedime për pranimin e rezolutës për Srebrenicën.

Ndarja paqësore është zgjidhja e vetme për të gjithë popujt në BiH. Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë-Hercegovinës ka uzurpuar kompetencat që i takojnë Republikës dhe Ligji Zgjedhor i Serbisë është në përputhje me Kushtetutën, tha Dodik.

Rezoluta për Srebrenicë

Një projektrezolutë që e shpall 11 korrikun si Dita Ndërkombëtare e Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, do të prezantohet më 17 prill në një takim me dyert të mbyllura në OKB. Ruanda dhe Gjermania po e udhëheqin këtë iniciativë, por sipas informacioneve jozyrtare në hartimin e tekstit po marrin pjesë edhe Shqipëria, Shtete të Bashkuara, Bosnje dhe Hercegovina, Kili, Finlanda, Jordania, Zelanda e Re e Turqia.

Serbia është duke lobuar fort kundër projektrezolutës, por ka pak shanse për të arritur bllokimin e saj.

Shtetet anëtare do të mund të deklarohen mbi të gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB, në fillim të muajit maj.

Krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë. Projektrezoluta e OKB-së bën thirrje për dënimin pa rezerva të çdo mohimi të gjenocidit në Srebrenicë, thekson rëndësinë e përfundimit të procesit të gjetjes dhe identifikimit të të gjitha viktimave dhe kërkon vazhdimin e ndjekjes penale të autorëve të gjenocidit.

Ajo i dënon, gjithashtu, veprimet që nderojnë ë të dënuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Beogradi zyrtar, prej vitesh, kundërshton miratimin e rezolutave apo deklaratave që krimin në Srebrenicë e cilësojnë si gjenocid.

Më 11 korrik të vitit 1995, më shumë se 8 mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë u ekzekutuan nga forcat e serbëve të Bosnjës në Srebrenicë.

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm në vitin 2019 për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve e zakoneve të luftës, lidhur me rolin e tij udhëheqës në fushatën e terrorit ndaj popullsisë civile, përfshirë masakrën e Srebrenicës, ndër mizoritë më të rënda në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago