Ndërtesat e shumta në Kosovë që po “mbijnë” si nga uji, por në banesat e reja nuk banon askush. Metrat katror po shiten sipas çmimeve joreale edhe të larta rreth 700 euro metri, ndërsa ato po blihen kryesisht nga shqiptarët. Shtrohet pyetja a është kjo një “okupim i qetë” i shqiptarëve sipas “skenarit të Kosovës”?
Dr Jelena Vukoiçiç ka thënë se dikur migrimi masiv i shqiptarëve të Kosovës ka nis të përgatis vendin me atë që na ndodhi ma vonë.
“Ata praktikisht kanë përfituar Kosovën dhe Hercegovinën në periudhën e shkurt gjatë kohës së SFRJ. Është e qartë se shqiptarët se ata kanë strategjinë që në hapësirat që i konsiderojnë të veta të vërtetojnë idenë e “Shqipërisë së Madhe”, që është plani afatgjatë“, ka thënë ai.
Ajo tërheq vërejtjen se duhet pasur kujdes posaçërisht me shqiptarët , sepse diaspora e tyre kanë sasi të mjaftueshme të parave, dhe ato para në masën më të madhe shfrytëzohen për realizimin e idesë së shqiptarëve në një vend.
“Me ato para në masën më të madhe kanë lobe për pranimin e pavarësisë së Kosovës si edhe për mbështetje të Amerikës. Me ato para blejnë tokë dhe pasuri të paluajtshme dhe në atë mënyrë rrezikohen dhe ndrydhin serbët për të përforcuar pozicionin e vetë. Ky është rasti edhe në jugun e Serbisë, që është pjesë e strategjisë së projektit të vetë”, sqaroi.
Ajo po ashtu shprehet se duhet me pas kujdes edhe kur bëhet fjalë për komunën e Medvegjës, ku shqiptarët nuk janë shumicë por e kanë vënë atë nën kufijtë e tyre. Sipas saj ky proces nuk bëhet vetëm në Serbi.
“Kjo po ndodh edhe në Maqedoni të veriut, ku shqiptarët e kanë zënë gjysmën e Shkupit, njëjtë është në Malin e Zi. Këtë e bëjnë kudo ku janë në numër dhe ku ndjejnë se mund të marrin territor. Nuk do duhej që në një moment të zgjohemi dhe kuptojmë se jemi të rrethuar me shqiptarë, që kurrë nuk kanë jetuar aty dhe pastaj të kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare mbështetje se ju kemi marr territorin”, përfundoi ajo.
Serbët e jugut të Serbisë frikësohen nga këto qëllime të fshehta për vendosjen e numrit të madh të shqiptarëve, në një tryezë rreth dialogut të brendshëm qysh në vitin 2017 është thënë se shqiptarët po blejnë shumë prona në jug të Serbisë, posaçërisht në Bujanovc edhe Medvegjë, ku ka më shumë votues se banorë, pasi shumë nga ata jetojnë në diasporë.
Vlerësohet se në 5 vitet e fundit mbi 11 mijë shqiptarë të Kosovës janë vendosur dhe banojnë në Nish, pasi serbët shesin pasurinë në mungesë të kushteve. Nga ana tjetër qëllimi i shqiptarëve është që të shtrihen jashtë vijës administrative të Kosovës. Në mënyrë masive blihen toka edhe shtëpi serbe qysh nga 2010, ato blihen në fshatra përgjatë vijës administrative, përreth Vranjës, kufirit me Bujanovc dhe rrethin e Toplicës e Prokupjes, Kurshumlisë me çmime të ulta.
Por nuk ka evidenca për shitjen e pasurisë, kështu që është vështirë të konfirmohet sa shqiptarë posedojnë pasuri në këtë pjesë të Serbisë. Këtë pasuri për ta e blejnë serbët e Kosovës, ndërsa në gjykatë bëhet marrëveshje për huazim në atë vlerë, që është garanci e kthimit të parave. Pasi serbi “nuk kthen ato para me kohë”, shqiptar bëhet pronar pa lënë asnjë gjurmë. Problemi tjetër është se shqiptarët e Kosovës edhe më tutje llogariten shtetas të Serbisë dhe munden lehtë të blejnë pasuri nëpër Serbi.
Novi Pazari po ashtu ndodhet në listën e vendeve të dëshiruara nga shqiptarët, por blerësve më shumë ju interesojnë pronat në zonat rurale, larg nga qyteti, që spekulohet se do blihen për lëvizjen vehabiste. Të ardhur nga ana e pazarit ka edhe në qytetet Vojvodinase si Apatin edhe qytetet tjera, ku thuhet se janë blerë shume oborre e pasuri tjera ka raportuar fort-russ.com.