Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje janë deklaruar pas aplikimit që serbi Bojan Bozhoviq ka bërë për t’u anëtarësuar në Vetëvendosje.
Kryetari i LVV-së nga Qendra e Mitrovicës, Faruk Muja, ka pranuar që Bozhoviq ka plotësuar fletë anëtarësimin për t’iu bashkuar LVV-së, por se vendimin se a do të pranohet ose jo e merr Kryesia e Qendrës.
“Konfirmoj se Bojan Bozhoviq dje ka plotësuar fletëanëtarësimin, por sipas statutit të LVV-së, vendimin për aprovimin ose jo të kërkesës e merr Kryesia e Qendrës në mbledhjet e saj të rregullta”, ka thënë ai.
Kështu Mujka nuk e ka përjashtuar mundësinë që Bozhoviq të bëhet pjesë e Vetëvendosjes, ndërsa në këtë rast ka inkurajuar edhe të tjerët nga komuniteti serb dhe komunitetet tjera që të bëhen pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Përndryshe mirëpresim dhe inkurajojmë interesimin dhe anëtarësimin e çdo qytetari të ndershëm dhe patrioti i cili respekton sovranitetin dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Mujka për FaktePlus.Sipas tij, në Vetëvendosje është i mirëpritur kontributi i secilit qytetar të etnive tjera.“Posaçërisht mirëpresim kontributin e qytetarëve të etnive tjera jo shqiptare duke u bazuar në politikat e Lëvizjes mbi barazinë dhe mundësitë e barabarta të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Bojan Bozhoviq që vjen nga komuniteti serb dhe jeton në Zubin Potok, ka bërë dje kërkesë që të bëhet pjesë e partisë së Albin Kurtit, Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se ka aplikuar gjatë ditës së djeshme në selinë e Vetëvendosjes në Mitrovicë, ku më pas ka kontaktuar edhe me disa persona në Kryesinë e Vetëvendosjes, ndonëse ende s’ka marrë një përgjigje përfundimtare.Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Bozhoviq ka shkruar se pret përgjigje pozitive nga LVV-ja, pasi që siç thotë politika e tij është në përputhje me politikën e Albin Kurtit.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…