Të dhënat e fundit të INSTAT-it tregojnë një ngadalësim të ndjeshëm për sa i përket hyrjes së shtetasve të huaj përgjatë vitit 2025 krahasuar me një vit më parë.
Gjatë periudhës janar–korrik, Shqipërinë e kanë vizituar mbi 6,5 milionë shtetas të huaj, me një rritje 3,5% me bazë vjetore nga 23% në vitin 2024. Ndikimin më të madh në rënien e turizmit e ka pasur Kosova me 121 mijë shtetas më pak.
“… nuk janë shumë optimiste në qoftë se ne bazën e zhvillimit ekonomik, të rritjes ekonomike të Shqipërisë përgjatë 2025-ës e kishim bazuar kryesisht te turizmi,” thotë eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.
“Ky stanjacion, pra, fakti që nuk kemi një rritje të fortë dyshifrore si në vitet e kaluara duhet të na bëjë të mendohemi se çfarë nuk shkon te turizmi ynë,” shton kolegu i tij, Fatos Çoçoli.
Sipas ekspertëve të ekonomisë, disa nga faktorët e këtij fenomeni janë mungesa e infrastrukturës dhe çmimet e larta.
“Janë problematika që përmenden ndër vite në Shqipëri: aspekti i mungesës së infrastrukturës, e cila vazhdon të lërë për të dëshiruar; mbeturinat vazhdojnë akoma të digjen në mënyrë spartane,” shprehet z. Muço.
“Është e pafalshme që çmimet mesatarisht të këtij sezoni turistik veror, sidomos në Jug, të jenë rritur me 12–20 për qind. Duhet ta shikojmë politikën tonë të çmimeve. Ajo po na i mban larg të huajt që na vijnë për të na vizituar,” thekson eksperti Çoçoli.
Por a mund të bënte më shumë qeveria në këtë sektor?
“Kam përshtypjen që këtu nuk është faji i qeverisë. Qeveria mund ta formalizojë sektorin. Sektori i turizmit është sektor që vuan nga një informalitet relativisht i lartë. Për pjesën që abuzohet me çmimet apo me shërbimin nuk është faji i qeverisë,” thotë z. Muço.
Edhe për muajin korrik, shifrat kanë qenë jopremtuese, me një rritje prej 0,3% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…