Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk i intereson aspak nëse çmimet e makinave do të rriten pas vendosjes së tarifave prej 25 përqind ndaj automjeteve të prodhuara jashtë vendit.
Disa analistë kanë paralajmëruar se takimi ndaj bizneseve që importojnë automjete mund të çojë në mbyllje të përkohshme të një sërë kompanive prodhuese në SHBA, të rrisë çmimet dhe dëmtojë marrëdhëniet me aleatët. Por duke folur për NBC të shtunën, presidenti tha se shpresonte që prodhuesit e huaj t’i rrisnin çmimet në mënyrë që amerikanë të bëjnë prodhime vendase.
“Kemi plot të tilla”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë. Trump njoftoi të mërkurën taksën e re ndaj automjeteve dhe pjesë që hyjnë në SHBA nga jashtë, e cila do të nis të aplikohet nga 3 prilli. Kur u pyet se cili ishte mesazhi qe u përcillte bosëve të automjeteve, ai u përgjigj: “Mesazhi im është; urime, nëse bën makina në SHBA do të fitosh shumë para”. Tarifa prej 25 përqind ndaj makinave të importuara u implementua përkohësisht në fillim të marsit pas thirrjeve të prodhuesve kryesorë në Amerikën e Veriut si Fordi, GeneralMotors dhe Stellantis.
Por Trump tha për NBC se nuk ka ndërmend të shtyjë më tej vendosjen e tarifave të reja, dhe tha se do të konsideronte negociata të mundshme me shtetet vetëm nëse, siç tha, njerëzit do t’i jepnin Amerikës gjëra me vlera shumë të mëdha