“Vladimir Putin do të vdesë shpejt dhe ky është një fakt”. Kështu pati deklaruar të mërkurën presidenti ukrainas Volodimir Zelenski. Komenti i tij u lexua si një referencë ndaj moshës, apo problemeve shëndetësore të liderit të Kremlinit, por nëse merren në konsideratë sulmet e shërbimeve sekrete ukrainase në thellësi të territorit rus, mund të tingëllonte edhe si paralajmërim.
Rastësi ose jo, një limuzinë që besohet të jetë pjesë e flotës së liderit të Kremlinit në Moskë, shpërtheu në Moskë. Imazhet në rrjetet sociale tregojnë automjetin në flakë dhe tymin e zi teksa ngrihet në ajër. Siç raportohet shpërthimi ndodhi pranë selisë së shërbimeve sekrete të Rusisë. Autometi në fjalë është një Aurus Senat i zi me vlerë 330 mijë euro.
Sipas “Daily star” nuk është e qartë se kush po e përdorte limuzinën në momentin e shpërthimit. Por duket se ngjarja ka shkaktuar panik në Kremlin, ku frika e sulmeve ka qene e lartë.
Autoritetet ruse nuk kanë bërë të ditur se kush ndodhej brenda automjetit në momentin e shpërthimit apo shkakun e zjarrit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…