BOTA

CNN: Imazhet satelitore tregojnë se Arabia Saudite po prodhon raketa balistike me ndihmën e Kinës

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë vlerësuar se Arabia Saudite tani është duke i prodhuar në mënyrë aktive raketat e veta balistike me ndihmën e Kinës, ka mësuar televizioni CNN.

Dihet që Arabia Saudite ka blerë raketa balistike nga Kina në të kaluarën, por kurrë nuk ka qenë e gatshmë për t’i prodhuar të vetat – deri tani, sipas tri burimeve të afërta me inteligjencën. Pamjet satelitore të siguruara nga televizioni CNN sugjerojnë se Arabia Saudite gjithashtu është duke prodhuar armë të paktën në një lokacion.

Zyrtarët amerikanë në disa agjenci, përfshirë Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, janë informuar në muajt e fundit nga inteligjenca e klasifikuar për transferime të shumta e të mëdha të teknologjisë së ndjeshme për raketa balistike mes Kinës e Arabisë Saudite, sipas dy burimeve  të afërta me vlerësimet e fundit.

“Përderisa vëmendje e konsiderueshme është përqendruar në programin e madh të Iranit për raketa balistike, zhvillimi i Arabisë Saudite dhe tani prodhimi i raketave balistike nuk e ka marrë nivelin e njëjtë të vështrimit”, tha Jeffrey Lewis, ekspert i armëve dhe profesor në Institutin Middlebury për Studime Ndërkombëtare.

Pamjet: CNN

“Prodhimi vendës i raketave balistike nga Arabia Saudite sugjeron se çfarëdo përpjekje diplomatike për kontrollimin e prodhimit të raketave do të duhej të përfshinte aktorë tjerë rajonalë, si Arabia Saudite e Izraeli, që i prodhojnë raketat e veta balistike”, shtoi Lewis.

I pyetur nëse ka pasur së fundi transferim të teknologjisë së ndjeshme për raketa balistike mes Kinës e Arabisë Saudite, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës i tha televizionit CNN se dy vendet janë “partnerë strategjikë gjithëpërfshirës dhe kanë mbajtur bashkëpunim miqësor në të gjitha fushat, përfshirë fushën e tregtisë ushtarake”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago