2023 ishte vit rekordesh për Shqipërinë në shumë fusha, por në krye të piedestalit qëndron turizmi, me mbi 10 milionë turistë në një vit kalendarik.
Jehona e bërë bukurisë shqiptare duket se do të vijojë edhe në 2024. Për këtë ka menduar “CNN Travel” e cila në një artikull të saj, e ka renditur Shqipërinë si një nga 24 destinacionet që duhet vizituar për vitin 2024.
E vendosur në bregdetin e Adriatikut midis Greqisë dhe Malit të Zi, është për t’u habitur që Shqipëria nuk ishte kaq popullore si destinacion plazhi më parë.
Por çmimet e saj të arsyeshme, kanë parë një lulëzim të turizmit gjatë viteve të fundit, thuhet ndër të tjera në artikull.
Më tej aty theksohet se në vitin 2024 pritet të hapet një aeroport i ri në Vlorë, në bregdet, që do të lehtësojë udhëtimet në plazh.
Por, Shqipëria ofron shumë më tepër sesa bregdetin e saj.
Vendi ka një kulturë të pasur, duke përfshirë historinë e krishterë dhe myslimane, me qendra historike në qytete si Berati dhe Gjirokastër, si dhe peizazhe malore mahnitëse, Thethi është më i popullarizuari.
Parku Kombëtar i Vjosës mbetet ende një përle ende e pa eksploruar. Ajo tërhoqi vëmendjen e botës pasi u shpall zyrtarisht park kombëtar dhe konsiderohet si një nga lumenjtë e egër në Evropë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…
Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…