Mediumi amerikan, CNN, ka botuar një analizë ku ndër të tjera thotë se Rusia prodhon predha artilerie tri herë më tepër se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Evropa.
Sipas CNN, Rusia i prodhon 250.000 municione artilerie në muaj ose 3 milionë në vit, bazuar në vlerësimet e inteligjencës së NATO-s.
Së bashku, SHBA-ja dhe Evropa kanë kapacitetin për të gjeneruar vetëm 1.2 milionë municione në vit për t’ia dërguar Kievit.
“Ushtria amerikane vendosi një synim për të prodhuar 100.000 fishekë artilerie në muaj deri në fund të 2025-s, më pak se gjysma e prodhimit mujor rus, e madje ky numër tash është i paarritshëm me 60 miliardë fonde për Ukrainën që kanë ngecur në Kongres”, thuhet në raport.