BREAKING NEWS

CNN: Skena tmerri në Teheran, familje që kërkojnë të afërmit mes qindra kufomave

Siç shkruan CNN, pamje nga Teherani tregojnë një turmë njerëzish në Qendrën e Mjekësisë Ligjore Kahrizak, teksa përpiqen të identifikojnë të afërmit e tyre mes qindra trupave.

Njerëzit janë mbledhur përpara një monitori që shfaq fotografitë e të ndjerëve dhe sipas informacioneve mund të ketë deri në 250 trupa.

Në një tjetër video, sipas CNN, shihen trupa në thasë të zinj të rreshtuar në një trotuar jashtë ndërtesës, me njerëz të mbledhur përreth.

Dëgjohen britma dëshpërimi dhe shihen persona që qajnë pranë trupave.

Disa trupa vendosen në një zonë me dhe pranë ndërtesës, ndërsa familjet kërkojnë me dëshpërim të afërmit e tyre.

Agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim ka publikuar një video me pamje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Videoja tregon një gazetar të agjencisë duke folur me persona të cilët rrëfejnë se të afërmit e tyre (të ndjerë) nuk ishin protestues. Një burrë i pikëlluar, mes lotësh, i tregon gazetarit se e dashura e tij është goditur në kokë nga një gur dhe se viktima ishte pro-qeverisë.

Duke folur para kamerës, gazetari thotë se mes viktimave ka edhe protestues që “synonin të përplaseshin” me forcat e sigurisë ose “donin të merrnin nën kontroll një bazë ushtarake apo diçka të ngjashme dhe mund të kenë përdorur armë”.

“Por shumica e këtyre njerëzve ishin qytetarë të zakonshëm dhe familjet e tyre janë familje të zakonshme“. shton ai.

Kliko KËTU për të parë VIDEON!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago