BREAKING NEWS

CNN zbulon kërkesën e parealizueshme që Presidenti i Ukrainës i bëri Bidenit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i kërkoi Presidentit amerikan Joe Biden më shumë mbështetje ushtarake dhe financiare, dhe gjithashtu i kërkoi që të vizitonte personalisht Ukrainën. Lajmin ekskluziv e bën të ditur CNN, që citon një zyrtar të lartë ukrainas, i cili ka dijeni mbi bisedën mes dy udhëheqësve, të bërë këtë të diel.

Sipas zyrtarit, Zelensky ka kërkuar gjithashtu nga Biden që të sugjerojë “ide konkrete për të zvogëluar kërcënimin e Rusisë ndaj Ukrainës”. Këtu përfshihet thirrja e përsëritur që Uashingtoni të japë më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën, si për shembull të dhurojë armatime më moderne.

Zelensky gjithashtu theksoi nevojën për një paketë financiare domethënëse për Ukrainën, sipas zyrtarit vendas. Ai tha për CNN se Presidenti këmbënguli se mbështetja e fortë ekonomike “do t’i tregonte Putinit që Perëndimi qëndron krah Ukrainës dhe që impakti i përshkallëzimit të Putin nuk do të kishte rezultat”.

Sipas zyrtarit ukrainas, Zelensky i kërkoi Bidenit që të vizitojë sa më shpejt të jetë e mundur Ukrainën, por nuk mori përgjigje pozitive nga Biden. Zyrtarë amerikanë thonë që një udhëtim i Biden në Ukrainë është ekstremisht i pamundur, në një kohë ku administrata u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë të largohen nga ukraina dhe gjithashtu ka larguar stafin jo esencial nga ambasada e Kievit.

Megjithatë, gjatë telefonatës, Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, Biden i tha Zelenskyt që Shtetet e Bashkuara do të jepnin “një përgjigje të shpejtë dhe të vendosur” nëse Rusia pushton Ukrainën. Të dy udhëheqësit “ranë dakord në rëndësinë që ka ndjekja e rrugës diplomatike dhe parandalimi, si kundërpërgjigje për rreshtimin e trupave ruse në kufi me Ukrainën”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Një ditë më parë, Biden bisedoi më Putin për krizën e sigurisë në Ukrainë. Shtëpia e Bardhë tha se Biden ka qenë “shumë i qartë” me Putinin, duke i thënë Presidentit të Rusisë se nëse Moska pushton Ukrainën, SHBA dhe aleatët e saj do të përgjigjen “të vendosur” dhe do të ketë “kosto” të rënda për Rusinë.

Rusia i mohon kategorikisht akuzat se po planifikon pushtimin e Ukrainës, por ka rreshtuar trupa dhe armatime të shumta duke e rrethuar vendin fqinj nga 3 anë. Moska ka shtuar bazat e saj ushtarake dhe numrin e trupave në Gadishullin e Krimesë, të aneksuar pikërisht nga Ukraina në vitin 2014, ka pozicionuar rreth 100 mijë trupa në kufirin e saj lindor me Ukrainën, si dhe mendohet se ka dislokuar 30 mijë trupa dhe armatime të rënda në Bjellorusi.

Kremlini thotë se trupat ruse po kryejnë stërvitje ushtarake, diçka normale për çdo shtet, por nga ana tjetër, i ka kërkuar Perëndimit që të mos anëtarësojë në NATO Ukrainën, kërkesë që është refuzuar. Gjatë javëve dhe ditëve të fundit paralajmërimet për luftë kanë ardhur nga të gjitha anët. Shumë shtete, përfshi edhe Shqipërinë e Kosovën, u kanë bërë thirrje shtetasve të vet të largohen nga Ukraina, ndërsa SHBA ka larguar edhe stafin jo esencial në ambasadën e vet në Kiev.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

2 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

3 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

8 orë ago