Coca-Cola është deklaruar pas veprimit të Cristiano Ronaldos, i cili largoi dy shishe të produktit të tyre në një konferencë shtypi përpara ndeshjes Hungari-Portugali në Euro 2020.
Siç raporton Daily Mail, Coca-Cola nuk po merret me qëndrimin e lojtarit dhe sipas tyre ‘të gjithë kanë të drejtë të pinë çfarë të duan’.
“Lojtarëve iu ofrua ujë së bashku me Coca-Cola dhe Coca-Cola pasheqer, pas mbërritjes në sallën e konferencës për shtyp”, tha një zëdhënës i Coca-Cola.
Në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes, Ronaldo hoqi dy shishe Coca-Cola nga kamera përpara mediave. Pas kësaj Ronaldo u ofroi ujë mineral gazetarëve që erdhën.
“Pini ujë, jo Coka-Cola”, tha Ronaldo.
Për shkak të veprimeve të Ronaldos, aksionet e Coca-Cola thuhet se ranë, duke bërë që kompania të humbte deri në 4 miliardë dollarë.