Contour Global që u tërhoq nga ‘Kosova e Re’ i kërkon Qeverisë së Kosovës mbi 20 milionë Euro

Kompania amerikane ‘Countour Global’ e cila ishte kontraktuar nga Qeveria Haradinaj për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, dhe e cila u tërhoq nga projekti pas ardhjes së qeverisë Kurti, i kërkon Qeverisë së Kosovës 20 milionë Euro, obligime të cilat pretendon se ja ka shteti i Kosovës.

Në fund të vitit 2017 kur në pushtet ishte Ramush Haradinaj, Qeveria e Kosovës kishte nënshkruar marrëveshje me kompaninë amerikane Contour Global për ndërtimin e një termocentrali 450 megavatësh, e njohur si “Kosova e Re”. Mbi dy vite pas, pas ardhjes në pushtet të pushtet të Qeverisë Kurti, kompania amerikane u tërhoq nga projekti i cili synonte të zgjidhte njërin ndër problemet më të mëdha, energjinë.

‘Contour Global’ më 17 mars 2020 kishte thënë që do të tërhiqet nga ky projekt, me arsyetimin se si rezultat i situatës politike në Kosovë, projekti i tyre e ka të pamundur të arrijë afatet para datës së kërkuar të përfundimit të projektit.

Por, dy ditë më herët kjo kompani i është drejtuar Qeverisë së Kosovës përmes një letre, të cilën ka arritur ta sigurojë Gazeta Online ‘Reporteri.net’, e ku i kërkon t’i paguajë obligimin prej mbi 20 milion euro. Kjo letër nisë me ankesën që Qeveria nuk ka kryer një transfer të mjeteve që e kishte obligim sipas kontratës ta kryente deri në ditën e dërgimit të letrës.

Letrën të cilën e ka siguruar Reporteri.net dhe e cila mbanë datën 24 maj, kompania amerikane e ka drejtuar në adresë të Qeverisë së Kosovës, ministres së Tregtisë, Industrisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari; Korporatës Energjetike të Kosovës, Drejtorit Luigj Imeri; Drejtorit të NKEK, Fadil Ismajli; drejtorit të Iber Lepencit, Berat Lushaku dhe drejtorit të KOSTT, Ilir Shalës. Në këtë letër Contour Global njofton ata për dëmet e tyre në projektin e ‘Kosovës së Re’.

Në pikën 1 të kësaj letre flitet për përfundimin e një transferi që Qeveria e Kosovës do të duhej ta kryente deri më 24 maj, por nuk e ka bërë. Sipas ‘Contour Global’, e cila i referohet ‘Site Transfer Agreement’, marrëveshja mes palëve, pra atyre dhe Qeverisë së Kosovës ishte obliguar në këtë transfer, por siç thuhet në shkresën e siguruar nga Reporteri.net, Qeveria e Kosovës bashkë me KEK-un dhe tjerët kanë dështuar në përmbushjen e kësaj pike.

Në pikën 2, ku flitet për përfundimin e pikave tjera të marrëveshjes, Contour Global liston 6 pika, që siç shkruhet ato përfundojnë referuar Marrëveshjes së Zbatimit.

Ndërsa në pikën 3, e cila është pika më e rëndësishme e letrës që kompania amerikane i ka dërguar Qeverisë dhe institucioneve tjera, rimbursimin e kosotos së zhvillimit të projektit, dhe shumën që Qeveria duhet t’ia paguaj Contour Global’it.

Në letër thuhet se ashtu siç ishte kërkuar me kontratë, Contour Global (GenCo) i ka dërguar Qeverisë së Kosovës në baza të rregullta deklaratën e shpenzimeve të shkaktuara të zhvillimit, shkruan Reporteri.net.

“Deri më 31 mars 2020 shpenzimet e shkaktuara gjatë zhvillimit të projektit nga GenCo ishin 31.5 milion euro. Shpenzimet ishin në linjë me buxhetin e kostos së zhvillimit të diskutuara me Qeverinë e Kosovës dhe të paraqitura më 21 mars 2019. Totali i shumës së kostos së zhvillimit i shpenzuar nga GenCo deri më sot tejkalon shumën e 19.7 milionë euro”.

Kështu që, siç shkruan Contour Global, referuar marrëveshjes Qeveria e Kosovës duhet t’ua paguaj këtë shumë.

Veç kësaj, siç shkruhet në letrën e dërguar Qeverisë, thuhet se “Qeverisë së Kosovës kërkohet që t’i paguajë GenCo shpenzimet e arsyeshme të shkaktuara nga GenCo që lidhen me aktivitetet që kompania ka kryer në emër të Qeverisë së Kosovë, duke përfshirë studimet e rehabilitimit, studimet PPA dhe tjera. Shuma totale e këtyre kosotove shtesë është 353 mijë e 125 mijë euro.

GenCo kërkon nga Qeveria e Kosovës që brenda 30 ditësh t’ia paguajë shumën prej 20 milionë e 53 mijë e 125 euro e 63 cent (19,700,000.00 + 353,125.63)”.