Një bilanc tragjik po shënohet nga dita në ditë si pasojë e aksidenteve rrugore, duke i shndërruar këto të fundit gati në një luftë.
Pas dy jetëhumbjeve një ditë më parë në aksin Shkodër – Koplik, vijnë dhe tre sosh në aksin Milot – Mamurras.
Një makinë tipi Toyota ka humbur kontrollin duke çarë bordurën dhe më pas ka rënë në një kanal me ujë.
Viktimat janë Saber Dunga 45 vjeç, Urim Pepa 39 vjeç dhe Nikoll Gjoni. Polumbarët kanë mundur të nxjerrin nga uji fillimisht trupat e dy viktimave, ndërsa personi i 3-të Nikoll Gjoni u gjend i pajetë pas disa orësh kërkimesh intensive.
Duhet kujtuar se këto aksidente në masë ndodhin teksa janë shtuar dhe masat ndëshkimore ndaj shkeljeve të shumta në timon.
Madje përbën objekt studimi fakti se sa më shumë shtohen masat ndëshkuese, aq më shumë vijojnë shkeljet.
Irani ka thirrur ambasadoren e Zvicrës në Teheran, Nadine Lozano, për t’i dorëzuar një paralajmërim…
Izraeli ka deklaruar se ka arritur të mashtrojë komandantët kryesorë të forcës ajrore iraniane që…
Një faqe e cila identifikohet me shërbimin e spiunazhit Mossad, ka publikuar në TikTok pamje…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit izraelite ndaj…
Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me arrestimin e shtetasit kosovar Arbnor Spahiu nga autoritetet serbe,…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka paralajmëruar Iranin se do të…