POLITIKE

Çun Lajçi, Albin Kurtit: Qe pse s’na kanë thirr në Washington Albush

Kosova nuk është ftuar nga SHBA në takimin e lartë për demokraci më 9 dhe 10 dhjetor, në të cilin janë ftuar mbi 100 shtete të botës.

E kjo nxiti reagime të shumta në opinionin publik në Kosovë, e sidomos tek opozita e cila fajtore e bëri qeverinë Kurti për mos ftesën e Kosovës në këtë takim.

I fundit që ka reaguar lidhur me këtë, është edhe aktori i njohur, Çun Lajçi.

“Që për çka s’i kan thirrë. S’keni çka lypni çdo muej n’Vashington. A s’ishe n’ket muej i kishin thanë Vjosës?! Punoni pak, se na merr malli ma shumë për juve kur t’vini herën tjetër! Unë mbas tri vitësh isha, e vallahi veç që s’me mbajshin para duersh prej mallit! Që, pse s’na kan thirrë? Se s’kan çka me na thanë, se po ti thonë për çdo ditë me telefon Albush, e me i ripërseritë fjalët se kan adet si ne shqiptarët!”, ka shkruar ndër tjerash Lajçi, pëecjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Albush!

Deshta m’ua shnoshë zemrën, do t’mençunve, për ftesa e fshesa! N’mëngjes deshta, se q’atherë bahen punët e mira, (n’shtrat e n’mal), por harrova çka deshta me thanë e mbasdite po duhet me kqyrë vegshin mos po ma djegë pasulin!

S’na ka thirrë miku i madh, po thonë do analista, e po zgërdhihen. Jo pse janë ba merak, por po presin mos helbete po çartën zotnitë ndër veti e po përmbytësh ti Albush!Atëherë ec e duroje piskamën e gazetarëve tue rreh ujë n’havan!

Jo, s’asht punë prishje po forcim miqësishë, m’tha njeni që natën e ban ditë! E kan marrë vesh amerikanët se kanë lulëzue do Kazino n’Karaçevë (të këtyne peshqëve t’mëdhej pa hala), e rryma e vjedhune n’Zveçan, po paguhet me thes eurosh t’gjelbërta!

Po thonë kan bi këpurdhat e kontrabandistëve n’veri e nuk kan dashtë m’ua marrë kohën e veprimit, këtyne krenve t’shtetit!

Mandej kishin thanë këta pusat e TV-ve që po qesin fall me lugë, s’kan çka me “analizu” ma, mbasi zgjedhjet po kryhen e populli po e don fëlterën n’zjarm e jo peshkun n’det, (demek ky far Rama le t’rrin n’Londër, se po don me ba Prishtinën det) e kishin thanë t’iu gjejmë punë edhe ndonji ditë tue shkretnua keshe po dimë diçka për mos ftesën e ‘ perandorisë’!

Që për çka s’i kan thirrë. S’keni çka lypni çdo muej n’Vashington. A s’ishe n’ket muej i kishin thanë Vjosës?!

Punoni pak, se na merr malli ma shumë për juve kur t’vini herën tjetër!

Unë mbas tri vitësh isha, e vallahi veç që s’me mbajshin para duersh prej mallit!

Që, pse s’na kan thirrë? Se s’kan çka me na thanë, se po ti thonë për çdo ditë me telefon Albush, e me i ripërseritë fjalët se kan adet si ne shqiptarët!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

2 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

9 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

13 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

15 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago