Aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi ka reaguar kundër vendimit të ministrit të Jashtëm Glauk Konjufca, për shkarkimin e Vlora Çitaku nga pozita e Ambasadores në SHBA, shkruan Gazeta Metro.
Lajçi si jo rrallë herë komenton çështjet e ndryshme politike, ai tani është marrë me vendimin e e ministrit Konjufca.
Ai ka thënë se Konjufca po gabon, sepse Kosova nuk ka edhe një person si ajo që e mbron Kosovën, sipas tij ajo është arma më e fortë ndaj Serbisë.
Shkrimi i plotë Lajçi:
Z.Ministër dhe i nderuemi Glauk!
Nuk di pse po t’shkruej e s’di pse po t’lutem, për përsonin që pavarësisht orjentimeve e bindjeve partiake, ka qenë ma shumë se ambasador e ma shumë se ministër i punëve t’jashtme. Ka qenë zani ma i artikuluem i Kosovës në Vashington dhe arma ma e fortë n’Kombet e Bashkueme kundër Serbisë.
Z.Glauk, ndegjoje zanin e arsyes: Vlora duhet t’jetë ambasadore n’Amerikë, deri sa Serbia se njeh Kosovën!
Pa çka që s’të don e s’me don?
Mos e kthe Vlorën, se nuk e ke edhe nji si ajo!
Përse Llavrov asht kaqë gjatë në t’njejtën pozitë?
Për shkak t’sukseseve!
Vlora asht e pazavendësueshme për momentin!
E damton Kosovën nëse e kthen!
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…