Gjykata Themelore e Prishtinës, të lirë e ka lënë Ismet Osmanin, i njohur me nofkën “Curri”.
Ndaj biznesmenit kundërthënës, i dyshuar për veprat penale të fajdesë, mashtrimit e detyrimit, sipas avokatit të tij, Alban Arifi, nuk është caktuar ndonjë masë tjetër sigurie.
Në fakt, siç ka bërë të ditur Gjykata Themelore e Prishtinës përmes Zyrës për media, gjyqtarja e procedurës paraprake ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinë, që paraburgimi, t’i zëvendësohet me dorëzani, raporton KTV.
Burime të KTV-së brenda Prokurorisë, kanë treguar se tashmë janë intervistuar të gjithë dëshmitarët e gjithashtu në pyetje është marrë edhe vetë i dyshuari Osmani.
“Prokurori ka konsideruar se me rrethanat e tanishme, nëse ai vazhdon të mbahet në paraburgim, është shkelje e të drejtave të njeriut”, ka thënë ky burim.
KTV-ja ka provuar të flasë edhe me prokurorin Armend Hamiti, për ta pyetur nëse ekziston rreziku që Curri të ikën nga drejtësia, por ai nuk është përgjigjur në thirrjet e televizionit.
Biznesmeni Curri ishte arrestuar 5 muaj më parë në një aksion të gjerë të Policisë së Kosovës, bashkë me 4 persona të tjerë të dyshuar për veprat penale të fajdesë, mashtrimit dhe detyrimit.
Përveç Osmanit, ishin arrestuar edhe Ilir Bojku, Mentor Maqani, Adil Thaçi e Rrahim Hashimi, derisa ky i fundit nuk kishte qëndruar në paraburgim, shkaku i vjetërsimit të lëndës ndaj tij.
Të dyshuarit, përmes veprave penale, dyshohej se kishin përfituar kundërligjshëm mbi 2.5 milionë euro, e kishin shkaktuar një dëm të përgjithshëm mbi 6 milionë euro.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…