POLITIKE

Daçiq shpërfill Grenellin: E ndalim fushatën për çnjohje vetëm me këtë kusht

“Jemi të gatshëm për pezullimin e përkohshëm të të ashtuquajturës fushatë për çnjohjen e Kosovës me një kusht”, tha ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq.

Sipas tij, mesazhet e Grenellit nuk ishin të reja sepse një qëndrim të ngjashëm kishin edhe shtetet e KUINT-it.

“Kërkesa në Kosovë për të hequr tarifat dhe Beograd për pezullimin e fushatës “anti-Kosovë”, nuk krahasohen dhe nuk mund të futen në të njëjtin plan”, tha Daçiq.

“Presidenti Vuçiq përsëriti se këto dy gjëra nuk janë të njëjta. Tarifat duhet të hiqen sepse Serbia nuk ka vënë tarifa kur Kosova bënte fushatë për njohje. Nëse të gjithë dëshirojnë ne jemi të gatshëm të arrijmë marrëveshje, por atëhetë duhet të ndalet lobimi nga vendet e mëdha për Kosovën si dhe të ndalet lobimi për pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Fotografia dhe marrëdhënia e forcave ka ndryshuar dhe i dëmton ata. Nga 193 shtetet anëtare të OKB-së, 93 e njohin pavarësinë, 95 nuk e njohin atë dhe 5 e kundërshojnë pavarësinë e Kosovës”, tha Daçiq.

Sipas Daçiq, vizita e Grenell ishte pozitive sepse vendos theksin tek temat ekonomike që janë nisma të dobishme. Por përsëri, Grenell tha se afati për arritjen e një marrëveshje nuk është caktuar, por se nuk ka edhe shumë kohë.

“Mesazhi i Grenell që afati për arritjen e marrëveshjes nuk është i pakufizuar para së gjithash u dërgua në Kosovë. Dialogu thelbësor nuk po zhvillohet aktualisht për shkak të tarifave dhe më pak përmendet Marrëveshja e Brukreslit e cila nuk u implementua”, tha Daçiq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago