Presioni ndaj Prishtinës duhet të jetë shumë më i fortë për ta që të heqin taksën dhe kjo do të ishte ndihma më e dobishme e Amerikës.
Kështu tha ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq duke komentuar vizitën e emisarit amerikan, Richard Grenell në Prishtinë, i cili përcolli mesazhin që fushata e Serbisë për tërheqje të njohjeve të shtetësisë së Kosovës duhet të ndalet.
Kreu i diplomacisë serbe theksoi mes tjerash se ndërprerja e fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës nuk mund të jetë kompensim për heqjen e taksës së Prishtinës ndaj produkteve serbe.
Daçiq iu tha gazetarëve në Kuvend, ku Komisioni për Punë të Jashtme paraqiti një raport vjetor për punën e Ministrisë së Jashtme, se interesi i shtuar i përfaqësuesve amerikanë për zhbllokimin e dialogut “të kapur” siç tha ai “vetëm mund të na bëjë të lumtur”.
Zyrtari amerikan, Richard Grenell gjatë takimeve me krerë të partive politike në Kosovë duke potencuar rëndësine e zhvillimit ekonomik në Kosovë theksoi që taksa 100 për qind duhet të hiqet
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…