Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se dy raste e vdekjes në Deçan nuk kanë të bëjnë me helmimet e fundit që kanë ndodhur në këtë komunë.
Vitia gjatë vizitës në Komunën e Deçanit, njoftoi se analizat e para fizio-kimike kanë rezultuar në rregull, ndërsa do të vazhdojnë me gjurmimet për të gjetur shkaqet e këtij helmimi.
“Analizat e para fiziko-kimike kanë dal në rregull. Tani sapo u informuam nga prof. Naser Ramadani se edhe analizat mikrobiologjike janë në rregull, kështu që kjo lë një hapësirë për të gjurmuar akoma dhe për të gjetur etiologjinë”, tha ai.
“Dy rastet të cilat ju i referoheni nuk kanë të bëjnë fare aktuale të krijuar pas helmimit. Kemi përgatitur një listë të barnave e cila me prioritet absolut do të trajtohen nga MSh-ja, jo vetëm për barna nga Lista Esenciale. Por edhe për pajisje, ose çka do tjetër që ka nevojë Komuna”, u shpreh ai.
Vitia tha se kanë angazhuar ekipe shtesë dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat që qytetarët e Deçanit të marrin trajtimin e duhur shëndetësor.
“Në ndërkohë përmes Ministrisë së Shëndetësisë janë edhe katër ekipe shtesë nga Prishtina, Prizreni, Gjakova dhe Peja që kanë ardhur sot në komunën e Deçanit që vazhdimisht çdo orë, çdo minutë bashkë personelin dhe stafin shëndetësor këtu të mundohemi të gjejmë shkaktarin. Në anën tjetër sigurova kryetarin, po ashtu edhe personelin që kemi marrë të gjitha masat, qoftë për staf shtesë, qoftë për barna shtesë që të furnizohet QKMF-ja në Deçan dhe qytetarët të marrin të gjitha shërbimet më të mira në këtë situatë të rëndë për të gjithë ne”, tha ai.
Gjatë ditës pacientët e shtrirë në QKMF-në në Deçan i vizitoi edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila ofroi mbështetje për autoritetet shëndetësore dhe komunale.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…