Dalin edhe shtesat prej 100 euro për fëmijët, bashkë me to edhe mujorja që marrin

Ministri Hekuran Murati ka njoftuar se janë ekzekutuar edhe shtesat prej 100 euro për fëmijët.

Tutje ai ka bërë të ditur se bashkë me to janë ekzekutuar edhe shtesat e zakonshme mujore, po në llogarinë e njëjtët.

Njoftimi:

Ekzekutohet edhe shtesa e njëhershme për të gjithë fëmijët që janë në sistem të shtesave për fëmijë 👶.

Mjetet janë transferuar bashkë me shtesën e zakonshme mujore, në llogarinë e njëjtë.

Varësisht nga banka, mund të marrë pak kohë derisa mjetet të reflektohen në llogarinë bankare.